I ftuar në emisionin “5 Pyetjet nga Babaramo” gazetari Mentor Kikia ka folur për investimin e Jared Kushner në ishullin e Sazanit.
Ai u shpreh se nuk ka asnjë problem që të investohet në një vend të tillë por mënyra e qasjes së këtij investimi është e dyshimtë.
Mentor Kikia: Kemi një shkëmb që ka më shumë bunkier sesa pemë, duhet të cosh tubacion është investim i madh, nuk është zonë e mbrojtur se ka pas aktivitet ushtarak.
Një investim 1 miliardë dollarë duket një dhuratë shumë e madhe dhe cili vend në Mesdhe do kishte kurajo te mos ta pranonte? Asnjë
Por kur e shef si kalon ky investim ke dyshime.
S’ka asnjë të keqe por mënyra se si qasen këta duke fshehur këmbët, thua ore nga vijnë këto para.