18.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

EMRI/ KPA jep vendimin e fundit për prokurorin e Elbasanit

Kryesoret

Lihet në detyrë Prokurori i Elbasanit Artur Ismajlukaj ndërsa do i përcillet Inspektorit të Lartë të Drejtësisë të dhënat mbi udhëtimet e tij me persona me precedentë për të hetuar mbi shkelje disiplinore.

Vendimi u dha sot nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit i cili la në fuqi vendimin nr. 681, datë 07.07.2023 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, që i përket subjektit të rivlerësimit Artur Ismajlukaj.

Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit përbëhej nga Rezarta Schuetz kryesuese, Natasha Mulaj relatore, Ina Rama, Mimoza Tasi, Sokol Çomo anëtarë mori në shqyrtim ankimimin kundër vendimit të KPK që i përket subjektit të rivlerësimit Artur Ismajlukaj.

“Në përfundim të gjykimit, trupi gjykues, bazuar në nenin 66, pika 1, shkronja “a” e ligjit nr. 84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, me shumicë votash, vendosi: – Lënien në fuqi të vendimit nr. 681, datë 07.07.2023 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, që i përket subjektit të rivlerësimit Artur Ismajlukaj” thuhet në vendimin e shpallur sot.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit