Një banesë është përfshirë nga flakët ditën e sotme në Vlorë.
Nga ky zjarr ka humbur jetën 75-vjeçari Guri Resulaj.
Raportohet se banesa ndodhej pranë sheshit “Omonia” në qytetin e Vlorës.
Nuk dihen ende shkaqet që e zjarrit.
Zjarrëfikësit kanë mbërritur në vendngjarje dhe kanë nisur punën për shuarjen e flakëve.