-sidi education-spot_img
22.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

EMRI/ ‘Kërcet’ arma në Shkodër, raportohet për një të plagosur

Kryesoret

Një persona është plagosur me armë zjarri në Shkodër.
Ngjarja ka ndodhur në Velipojë në fshatin Mali Kolaj.

Raportohet se i plagosur ka mbetur 27-vjeçari Emiljano Paloka i cili është transportuar në spitalin e Shkodrës dhe i është nënshtruar një operacioni.

Raportohet se ngjarja ka ndodhur pas një konflikti mes komshinjve.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 21:45, në malin e Kolajve Velipojë, në rrethana ende të paqarta është plagosur me armë zjarri shtetasi E. P., 27 vjeç, banues në fshatin Pulaj-Plazhë, i cili është transportuar për ndihmë mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë, me marrjen e njoftimit, shkuan menjëherë në vendin e ngjarjes dhe sëbashku me dy grupe të Forcës Kombëtare të Sigurisë Njësia Shkodër po vijojnë krehjen e zonës.

Grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë, vijon punën në vendngjarje për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e autoreve.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit