-sidi education-spot_img
23.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

LIVE-Debati në komision/ Ndreca: Pyesni sekretarin! Vokshi: Kurrë, nuk kemi super sekretar!

Kryesoret

Ka nisur me debate mbledhja e dytë e Komisionit Hetimor për Shëndetësinë. Kryetarja Albana Vokshi ka thirrur mbledhjen për të dakordësuar ekspertët që do ndihmojnë hetimin parlamentar dhe institucionet që do t’i drejtohen për informacion.

Komisioni Hetimor për koncesionet në shëndetësi u ngrit javën e kaluar pas paktit PS-Rithemelimi ndërsa ka thirrur rreth 16 dëshmitarë, mes të cilëve kryeministri Rama e ish ministrat e shëndetësisë Beqja e Manastirliu.

Debati për rolin e sekretarit të komisionit; 

Plarent Ndreca: Më vjen keq që kryetarja vijon me këto konferencat për shtyp. Thjesht nuk po krijojmë komunikimin që duhet mes njëri tjetrit dhe të kemi besimin se cdo organ funksionon mbi bazë besimi dhe harmonie. Kemi komunikuar së bashku, u kam thënë që kolegët janë të zënë, ka qenë Javë e Gjelbër. Nuk kishte asnjë tendencë.

Kemi qenë korrekt për sot. U kërkua nga një koleg shtyrja u gjet mirëkuptimi. Me gjithë mirëkuptimin nuk arritëm që të gjenim të gjithë momente të lira për në orën 12:00. Sa i përket cështjes së sekretarit është ai që drejton nga pikëpamja administrative të gjithë procesin. Edhe kryetarja duhet të informojë për gjithçka sekretarin.

Albana Vokshi: Çfarë po thoni? Unë të informoj sekretarin?

Plarent Ndreca: Pse po më ndërprisni?

Albana Vokshi: Tërhiqeni mbrapsht, kjo është non sens. Po të jetë ashtu, se ju jeni edhe jurist, hajde të ikim ne. Nëse sekretari është vetëm për letrat…asnjë shantazh ndaj stafit. Harroni shantazhet ndaj stafit.

Plarent Ndreca: Nuk ka asnjë presion. O zonjë më lini ta mbaroj…

Albana Vokshi: Thoni gjërat sikur janë, zbatimi i ligjit

Plarent Ndreca: Nuk ka asnjë pengesë, nuk mund të them cfarë do ti, po ligji. Ajo që po them unë…Sekretari nuk të merr leje ty cfarë bën, është ai që drejton pjesën administrative. Informimi nuk do të thotë asgjë, ti sapo informove publikun dhe jo më sekretarin.

Albana Vokshi: Po, po, për ta zbardhur

Plarent Ndreca: Sekretarit i komunikohet cdo vendimmarrje

Albana Vokshi: Ai është thjesht sekretar, jo super sekretar, nuk drejton asgjë sa i përket komisionit. Për zbardhjen e vendimeve, PO. Harroni shantazhet ndaj stafit. Nuk kalon asgjë nga sekretari. Të kundërfirmosë kur unë firmos.

Plarent Ndreca: Edhe ti ke përgjegjësinë tënde për mënyrë si zbaton ligjin.

Albana Vokshi: Herën e parë u bë tentativë për të marrë bashkëdrejtimin e komisionit…nuk ka pse të bëni tentativa për të kontrolluar…këtu do të jemi këtu do i shtrojmë. Asnjë nuk është super deputet, super n/kryetar apo super sekretar. Hajde ti vendosim sipas ligjit që miratuat vetë. Lëreni pjesën e stafit të bëjnë të qetë punën e tyre. Na lini të bëjmë punë.

LIVE-Nis me debate mbledhja e komisionit hetimor për koncesionet në shëndetësi

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit