-sidi education-spot_img
18.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Vrasja e Aurelio Dervishit, 4 të rinjtë përfundojnë në pranga, vajza jep dëshminë

Kryesoret

Kanë përfunduar në prangat e policisë katër të rinjtë të cilët u përfshinë në vrasjen e 18-vjeçarit Amarildo Dervishi mbrëmjen e 31 marsit në Tiranë.

Mësohet se nën akuzë për vrasje dhe bashkëpunim janë arrestuar  Frensis Shehu, 20-vjeç si dhe tre të mitur të moshës 16 vjeç, 16 vjeç, një 15 vjeç, ky i fundit personi i cili vrau me thikë në gjoks Amarildo Dervishin.

Njëkohësisht edhe vajza me të cilën Dervishi kishte lidhje dhe konsiderohet si ‘molla e sherrit’ mes viktimës dhe grupit të të rinjve, ka dhënë dëshminë e saj.

Ajo në gjendje të rënduar psikologjike ka treguar të gjithë dinamikën e ngjarjes, përfshirë edhe historinë e lidhjes me viktimën dhe atë që më parë ka pasur me njërin prej djemve të makinës tjetër.

Në pyetje janë marrë edhe të arrestuarit, të cilët kanë rrëfyer sherrin që agravoi deri në përdorimin e thikave.

Katër të rinjtë pritet të dalin të mërkurën përpara gjykatës për t’u njohur me masën e sigurisë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit