Pas akuzave që kreu i grupit parlamentar të PD-së Gazment Bardhi i bëri vëllait të kryeministrit, Olsi Ramës për përfshirjen e tij në laboratorin e kokainës në Xibrakë ky i fundit ka vendosur që ta kallëzoj Bardhin në SPAK për “kallëzim të rremë”.
Në padi theksohet se faktet e paraqitura nga zoti Bardhi, sipas Olsi Ramës janë të pavërteta dhe janë publikuar me qëllim nga kreu i grupit të PD.
Pasi ka ardhur ky kallëzim nuk ka munguar edhe një përgjigje nga ana e Gazment Bardhit.
Në reagimin e tij Gazment Bardhi është shprehur se fakti që Olsi/Edi Rama janë menduar 5 ditë për këtë letër do të thotë se janë në hall të madh.
Ndërsa për sa i përket Edi Ramës në reagimin e tij Bardhi thotë “Mos u fshih pas vëllait më të vogël! Në parlament të enjten ke gjithë kohën për të treguar çfarë bënte yt vëlla me makinën që përdorte grupi i kokainës! Harroje se mund të bësh edhe me SPAK siç bëre me dy prokurorët që mbyllën sytë dhe dosjen bashkë me sytë!”.