-sidi education-spot_img
0.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Orteku vret tre persona në Zvicër, paralajmërohet një tjetër fatkeqësi

Kryesoret

Një ortek në resortin kryesor të skive në Zermatt në Zvicër ka vrarë tre persona dhe ka plagosur një të katërt.

Era e fortë dhe reshjet e dendura të dëborës kanë bërë që autoritetet të paralajmërojnë rrezikun që kanoset momentalisht në Alpet jugore të Zvicrës.

Rreziku u konsiderua veçanërisht i lartë në kantonet Grisons dhe Valais, të dyja destinacionet e njohura të skive.

“Duhet të priten ortekë shumë të mëdhenj, dhe në disa raste jashtëzakonisht të mëdha, spontane”, tha Instituti për Kërkimin e Borës dhe Ortekut.

Para të hënës, 14 persona kishin vdekur në 12 ortekë dhe aksidente në Zvicër deri më tani këtë sezon, tha SLF. Shumica e viktimave kanë qenë skiatorë.

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit