Detaje të reja janë raportuar nga aksidenti tragjik i mëngjesit të sotëm në Këlcyrë.
Ngjarja ndodhi rreth orës 04:00, në aksin rrugor Këlcyrë-Përmet, ku një makinë tip ‘Benz’ që po transportonte 7 klandestinë ka përfunduar në anë të lumit Vjosë duke shkaktuar 8 viktima.
Policia i ndiqte! ‘Benzi’ me 180 km/h tentoi arratisjen, si ndodhi aksidenti me 8 të vdekur
Mjeti po drejtohej nga shkodrani Sokol Ismeti, i cili në një shpejtësi marramendëse prej 180 km/h ka humbur kontrollin e makinës.
Mësohet se 6 trupa të pajetë u nxorën nga mjeti, ndërsa 2 kanë ngelur ende brenda ‘Benz’-it. Sakaq, dyshohet se automjeti është marrë me qira, ndërsa priten të tjera verifikime nga ana e policisë.