-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Ramadani ja thotë hapur Italisë: Shqipëria ndaj jush luan për fitore!

Kryesoret

Leçe dhe Ylber Ramadani morën një rezultat teje të rëndësishëm ditën e djeshme ndaj Romës.

Pavarësish se sfida nuk shkoi më larg se shifrat 0-0, kjo ishte një pikë e rëndësishme në luftën për mbijetesë për skuadrën e mesfushorit shqiptar, ndërsa për Romën krijohet një problem më shumë në garën Champions.

Në fakt Leçe krijoi disa mundësi shënimi, me Ramadanin i cili edhe vetë tentoi portën. Pas ndeshjes, vetë lojtari nuk ngurroi të shprehte keqardhjen që nuk kishin arritur të merrnin pikët e plota.

“Që pas 10 minutave të parë e ndjeja se mund të fitonim këtë ndeshje. Ata kishin vetëm dy raste të rrezikshme gjatë gjithë ndeshjes”, tha mesfushori për “DAZN” ku tregoi edhe ndryshimet mes rolit të tij në Kombëtare dhe në klub.

“Në Kombëtare luaj bashkë me Bajramin dhe Asllanin, ndërsa me Blin kam më shumë mundësi të shtyhem para, kur marrim topin dua që të ec më përpara që të bëj gola.

Ndeshja me Italinë në Europian? Do të jetë e veçantë pasi luaj këtu në Itali. Ata janë një skuadër e fortë, por edhe ne do të luajmë për të fituar”, paralajmëroi italianët Ramadani.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit