-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Erion Dasho: Tri variante përse janë vendosur këto pajisje rreth e qark Veliajt

Kryesoret

Erion Veliaj botoi një pamje nga spitali ku po trajtohet për një problem shëndetësor relativisht të lehtë (për të cilin i uroj të shkuara dhe shërim të plotë). Ndërkohë, më lejoni të bëj për publikun disa sqarime në formatin pyetje-përgjigje rreth problematikave që unë gjej në këtë foto:

  1. Pse mendoj se bëhet fjalë për një problem shëndetësor të lehtë?

Sepse kolecistiti (pezmatimi i fshikëzës së tëmthit) trajtohet prej shumë dekadash nëpërmjet ndërhyrjeve laparoskopike (pa bisturi dhe qepje). Kjo ndërhyrje është kaq rutinë dhe kaq e lehtë, saqë në pjesën më të madhe të rasteve trajtohet duke e mbajtur pacientin vetëm 24 orë në spital.

  1. A ka tregues të tjerë që e provojnë këtë?

Vetëm një ditë pas operacionit, Erion Veliaj duket në gjendje shumë të mirë, çka provon se operacioni ka qënë i lehtë. Nga gjithë pajisjet që ka rreth e rrotull, asnjë prej tyre nuk është e lidhur me pacientin, madje çdo mjek apo infermier e kupton me një shikim se pacienti Veliaj nuk ka nevojë për asnjë nga këto pajisje.

Në këto kushte duhen bërë edhe disa pyetje të tjera.

  1. Përse janë vendosur këto pajisje rreth e qark z. Veliaj?

Kjo pyetje ka tre përgjigje të mundshme. Varianti i parë mund të jetë që boratët vazhdojnë propagandën e tyre të shpifur me spitalet e “rilindur”. Ndërkohë që katër pajisjet në sfondin e Veliajt nuk janë asgjë me tepër veçse një ventilator i thjeshtë dhe tre pompa infuzioni elektrike, kabllot e shumtë në sfond i bëjnë të duken sikur në spital ka zbritur kulmi i shkencës mjeksore.

Varianti i dytë mund të jetë që drejtuesit servilë të spitalit duan t’i tregojnë atij që është de facto Borati Nr. 2 se sa po kujdesen për shëndetin e tij.  Varianti i tretë mund të jetë që vetë Veliaj i tmerruar nga arrestimet e drejtorëve të vet të korruptuar, po mundohet të ngjallë mëshirë për veten midis shqiptarëve. Sigurisht nuk përjashtohet mundësia që të jenë të tre këto variante së bashku.

  1. Duke u bllokuar këto pajisje tek Z. Veliaj, a po u bëhet padrejtësi pacientëve të tjerë?

Duke bllokuar rreth z. Veliaj katër pajisje dhe duke qënë se ai nuk ka nevojë për asnjërën prej tyre, sigurisht që është duke ju bërë padrejtësi pacientëve që kanë nevojë për këto pajisje. Por për boratët e shëndetësisë ka rëndësi me sa duket vetëm trajtimi që marrin pacientët VIP si kryeministri, ministri i jashtëm apo kryetari i bashkisë, pa e vrarë mendjen se cili pacient po privohet nga këto pajisje.

Ndërkohë, vetë pacientët VIP kur shkojnë të trajtohen për shkaqe krejt banale dhe e shohin veten të rrethuar nga kabllo e pajisje, ndoshta mendojnë me të vërtetë se kanë kaluar ndonjë problem shëndetësor të rëndë dhe se shëndetësia e rilindur prej tyre u ka shpëtuar jetën.

Duke i uruar edhe njëherë të shkuara në mbyllje të statusit z. Veliaj, i kërkoj boratëve të rilindjes të lënë mënjanë çdo propagandë me spitalet dhe ta drejtojnë të gjithë vëmendjen e tyre tek urgjenca e QSUT-së që ka 2 muaj e mbyllur. Shqiptarët nuk ua kanë për borxh këto farsa të pështira.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit