Disa replika kanë ndodhur mes nënkryetari dhe kryetarit të Komisionit Hetimor për rrjedhjen e të dhënave në TIMS.
Tonin Gogu është shprehur se nuk ka asnjë provë për të thirrur asnjë nga dëshmitarët që Salianji përmendi.
Por Salianji u kundërpërgjigj se provat nuk paraqiten në këtë fazë por pas nisjes së hetimit.
Gogu: Do ta marrim planin, do ta shikojmë,. Në planin paraprak nuk ka asnjë provë. Ka shumë emra aty, nëse doni mund të shtojmë dhe Bardhin sepse ka informacion për rrjedhjen e të dhënave.
Salianji: Ju e dini që provat nuk paraqiten në këtë fazë, por pasi nis hetimi. E kuptoj shqetësimin, kuptoj se kujt nga ky hetim i djeg marmita duhet të përgatitet mirë. Po bëjmë një hetim parlamentar të ngritura nga shqetësimi publik. Faktet janë sic janë të paraqitura në kërkesë. Nuk e di çfarë ju ka ndodhur sot. Këtu do të jemi dhe do ta shohin që do të dakordësoheni me në për të patur një rezultat të punës dhe për të vënë para përgjegjësisë të përfshirët. Për të shtuar personat në listë, jemi të hapur. Jo vetëm për personat që kanë denoncuar i Bardhi, por edhe për ata që janë të akuzuar.