-sidi education-spot_img
7.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Ngrihet këshilli kombëtar i Ujit, ja nga kush do të drejtohet

Kryesoret

Në mbledhjen e zhvilluar këtë të mërkurë Këshilli i Ministrave vendosi krijimin e Këshillit Kombëtar të Ujit. Ky këshill do të drejtohet nga Rama dhe  7 anëtarë, të cilët do të jenë ministrja e Mjedisit dhe Turizmit, Mirela Kumbaro, ministrja e Bujqësisë, Anila Denaj, ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku, ministri i Financave, Ervin Mete, ministri Blendi Gonxhe si dhe ministrja Albana Koçiu.

V E N D I M PËR PËRBËRJEN E KËSHILLIT KOMBËTAR TË UJIT

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të shkronjës “a”, të pikës 1, të nenit 8, të ligjit nr.111/2012, “Për menaxhimin e integruar të burimeve ujore”, të ndryshuar, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

  1. Këshilli Kombëtar i Ujit është organi qendror vendimmarrës, përgjegjës për administrimin e burimeve ujore. Këshilli Kombëtar i Ujit kryesohet nga Kryeministri dhe ka në përbërje këta anëtarë:

– Ministrin përgjegjës për mjedisin dhe turizmin;

– Ministrin përgjegjës për bujqësinë;

– Ministrin përgjegjës për infrastrukturën;

– Ministrin përgjegjës për financat;

– Ministrin përgjegjës për ekonominë;

– Ministrin përgjegjës për mbrojtjen;

– Ministrin përgjegjës për shëndetësinë.

  1. Kur, për shkaqe të arsyeshme, Kryeministri nuk mund të marrë pjesë në mbledhje, atëherë mbledhja kryesohet nga Zëvendëskryeministri.

  2. Vendimi nr.590, datë 18.10.2017, i Këshillit të Ministrave, “Për përbërjen e Këshillit Kombëtar të Ujit”, i ndryshuar, shfuqizohet.

  3. Ngarkohet Këshilli Kombëtar i Ujit për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit