-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Replika mese Ballukut dhe Bardhit: Krahu i majtë, Evis Berberi që të bleu votat është në burg

Kryesoret

Një sërë replikash kanë ndodhur mes Ministres së Energjisë dhe Infrastrukturës Belinda Ballukut dhe kreut të Grupit Parlamentar të PD-së Gaz Bardhit.
Bardhi akuzoi ministren se votat në Dibër i ka blerë ish-kreu i ARRSH-së, Evis Berberi i cili ka qenë një nga bashkëpunëtorët e saj dhe që ndodhet në burg.

Balluku: Dibranët po kthehen. Ata që ikën në kohën tuaj, tani po kthen. Po kthehen për të kthyer kullat dhe shtëpitë e tyre në agroturizëm.

Nëse Dibranët na e njohin punën apo jo, duket qartë nga votat e 2023.

Bardhi: Unë nuk di që sot në rend dite ne të kemi zgjedhjet e Dibrës, së nëse kemi ato, dua t’i kujtoj ministres që krahun e majtë e ka në burg, Ervis Berberin, i cili blente vota derë më derë. Krahun e djathë drejtorin e Tatimeve (Ceno Klosin) e ka kandidat për të shoqëruar të parin, që gjithashtu blinte votat e dibranëve. Lini këto diskutime dhe përqendrohemi te rendi i ditës. Se për zgjedhje e vota kalojmë te ato lekët që nga buxheti i shtetit kalonin te Evis Berberi dhe nga Berberi te njerëzit e varfër.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit