Numri i dhive në ishullin italian tël Alicudi e tejkaloi popullsinë e njerëzve me 6 herë.
Autoritetet vendase menduan se ishte koha për të marrë masa drastike.
Kryetari i një ishulli të vogël italian ka menduar t’i ofrojë këto dhi si dhuratë për këdo që është i interesuar.
Alicudi, e cila është dy deri në tre orë me varkë nga Siçilia, ndodhet nën administrimin e ishullit më të madh të Liparit. Nisma “Adopto një dhi” është paraqitur si mënyra më e mirë për të adresuar këtë çështje, dhe padyshim më e dhembshura.
“Ne absolutisht as që duam të mendojmë për vrasjen e kafshëve, prandaj i japim ato.” Kushdo mund të bëjë kërkesë për një dhi, nuk duhet të jetë fermer dhe nuk ka kufizim në numër”, tha Gulo.
Afati i aplikimit është 10 Prill.
“Tashmë kemi pasur disa telefonata, duke përfshirë një blegtor nga ishulli Vulcano, i cili do të donte të merrte disa dhi sepse, ndër të tjera, prodhon rikota, një djathë që vlerësohet shumë”, tha Gullo, duke shtuar se do të ishte edhe më e këndshme dhe më njerëzore nëse në mesin e atyre që marrin dhi do të kishte nga ata që dinë t’i zbusin.