Policia e Shkodrës ka mundur të zbardhë ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e 2 Prillit në Velipojë ku mbeti i plagosur një 27-vjeçar me iniciale E.P.
Autor i dyshuar i kësaj ngjarje është 25-vjeçari K.L. Sipas policisë ai ka thyer masën e sigurisë arrest në shtëpi për vjedhje kur ka kryer krimin.
Aktualisht vijon puna për lokalizimin dhe më pas kapjen e tij. Ndërkohë prokuroria po vijon punën hetimore për zbardhjen e rrethanave të plota të këtij rasti.