-sidi education-spot_img
4.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Gjykata e kyçi në shtëpi, lushnjari kapet me xhepat me kokainë

Kryesoret

Theu masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” në Lushnjë dhe u përfshi në një konflikt, arrestohet në flagrancë 38-vjeçari.

Gjatë kontrollit fizik shërbimet e Policisë së Lushnjës i gjetën dhe sekuestruan një sasi lënde narkotike kokainë, të ndarë në doza gati për shitje.

Pas një konflikti të ndodhur ditën e djeshme, në Lushnjë, ku mbeti i plagosur lehtë me mjet prerës shtetasi D. S., 29 vjeç, dhe patën dëmtime të lehta shtetasit B. B., 28 vjeç dhe F. S., 19 vjeç u arrestuan dy persona.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponja”, të DVP Fier, kapën në flagrancë shtetasin A. H., 38 vjeç, banues në Lushnjë, pasi ky shtetas kishte thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, të vendosur nga Gjykata e Gjirokastrës dhe ishte një nga autorët e një konflikti me sende të forta dhe me mjet prerës.

Shërbimet e Komisariatit të  Policisë Lushnjë, gjatë kontrollit fizik, i gjetën dhe sekuestruan 21 doza lënde të dyshuar narkotike kokainë, të cilat ky shtetas dyshohet se do t’i shiste në afërsi të shkollave dhe në ambiente të ndryshme.

Në vijim të veprimeve procedurale, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë, në bashkëpunim me specialistët për Hetimin e Narkotikëve, bënë arrestimin e këtij shtetasi për veprat penale “Plagosja e lehtë me dashje”, kryer në bashkëpunim, “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit