-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kosova: Jemi të gatshëm të përballemi me kërcënimet nga Serbia

Kryesoret

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci deklaroi sot se Forcat e Sigurisë së Kosovës (FSK) mund të përballen me çdo kërcënim që mund të vijë nga Serbia, e cila ka dislokuar ushtrinë në numër të madh pranë kufirit me Kosovën.

Në një intervistë për Anadolun, ministri Maqedonci ka folur për tensionet e fundit me Serbinë, procesin e transformimit të FSK-së në ushtri dhe planet për anëtarësimin e Kosovës në NATO, ndihmën ushtarake për Ukrainën dhe marrëdhëniet ushtarake turko-kosovare.

Maqedonci vlerësoi se vendosja e njësive të shumta të ushtrisë serbe në jug të territorit të saj, afër kufirit me Kosovën, paraqet rrezik për vendin.

“Ne jemi gjithmonë të gatshëm. Njësitet e FSK-së janë të gatshme kundër të gjitha llojeve të kërcënimeve dhe rreziqeve me të cilat mund të përballet vendi ynë”, ka thënë ai, duke shtuar se ushtria dhe xhandarmëria serbe kanë 48 baza operative afër kufirit me Kosovën.

Kosova dhe vendet e tjera fqinje, siç thotë Maqedonci, e shohin armatimin e ushtrisë serbe dhe blerjen e sistemeve të ndryshme të armatimit nga Kina, Rusia dhe Irani si kërcënim të vazhdueshëm për sigurinë.

Ai vlerësoi se këto veprime bazohen në politikën hegjemoniste dhe agresive të Qeverisë së Serbisë ndaj Kosovës dhe fqinjëve të tjerë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit