Pas gati 2 vitesh, Roma kthehet të fitojë derbin ndaj Lazios.
Skuadra e Daniele de Rosit ka marrë 3 pikë pas ndeshjes me rezultatin 1-o ndaj rivalëve të Romës me golin që u shënua nga Gianluca Mancini.
Me këtë triumf në derbi, Roma renditet në vendin e pestë të Serisë A, vetëm 2 pikë larg Bolonjës së vendit të katërt, ndërkohë që Lazio mbetet në vendin e shtatë.
Mbrojtësi i Romës shfrytëzoi krosimin e Dybala për të kaluar në avantazh ekipin e tij, në fundin e pjesës së parë.