Një zjarr ka ndodhur pasditen e sotme në fshatin Moravë në Berat. Sipas raportimeve është përfshirë nga flakët një kavalet kashte. Nga të dhënat e para bëhet me dije se zjarri është shkaktuar nga pakujdesia e familjarëve të cilët kanë konsumuar duhan duke hedhur cigaren në tokë. Mësohet se zjarri është përhapur drejt banesave.
Menjëherë sapo kanë konstatuar zjarrin banorët e fshatit kanë njoftuar forcat zjarrfikëse të cilat shkuan në vendngjarje.
Duke parë përparimin e flakëve kanë thirrur për ndihme dy mjete tjera. Pas disa minutash zjarri është vënë nën kontroll duke shmangur rrezikun nga banesat. Nga zjarri është djegur kavaleta e kashtës që përdorej për të ushqyer për blegtorinë. Nuk ka pasur dëme në banesa.