-sidi education-spot_img
24.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Lulzim Basha rrëfen jetën studentore, ja si u bëra DJ në Holandë

Kryesoret

Kjo është e diela e dytë ku Lulzim Basha i është dedikuar rrëfimit të jetës së tij të dikurshme. Në një potkast të dy personazheve që PD i sqaron në njoftimin e saj, Basha ka folur për rininë e tij studentore në Holandë, por edhe më pas.

Kreu i PD tha se gjatë studimeve ka punuar thuajse gjithë kohën. “Kam bërë disa punë, por puna që kam bërë më gjatë dhe këtë e kam thënë dhe inkurajoj dhe të rinjtë, ka qenë ajo që sot i thonë telemarketing. Është akoma një kompani në treg, e cila bënte analizë financiare. Ishte koha kur nuk kishte euro dhe këta bënin analizën financiare të projektimeve afatmesme të 10 valutave kryesore të botës dhe bonove të thesarit të 10 ekonomive kryesore të botës.

Dhe 3 herë në javë botonim një publikim se si do të shkojë dollari, marka gjermane, franga zviceriane, franga francize, lireta italiane, dollari kandez, dollari australian, jeni japonez, mos t’i përmend të dhjeta, por ishin 10 kryesoret.

Kishim klubet tona, disa prej tyre ishin dhe pronë e organizimeve të vet studentëve. Një nga shokët e mi më të ngusht ishte DJ në një nga këto.

Domethënë ne ishim pothuajse të pandarë, edhe ai u bë sebep edhe që të merresha dhe unë pak me muzikë. Muzikën e kam pasion, sidomos muzikën e kohës time të studimeve, megjithëse tani është kthyer në modë. Unë kisha një dashuri për muzikën, e përjetoja popin, rockun, hard rockun, Heavy Metal. ”.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit