Sali Berisha prej fundvitit të kaluar është në arrest shtëpie. Betejat gjyqësore vazhdojnë për ta nxjerrë nga shtëpi. Rrezikon mandatin.
Nëse bëhen gjashtë muaj pa shkuar në Kuvend i digjet. Por një lëvizje e fundit ndoshta mund ta shpëtojë, gjithmonë nëse gjykata nuk i lehtëson masën. Komisioni hetimor për sistemin TIMS ka zbardh emrat e dëshmitarëve që do të thërrasë.
Nuk është vetëm Edi Rama me kupolën e policisë, por edhe vetë ish-kryeministri. Por sërish në fund nëse lista e dëshmitarëve do të miratohet nga anëtarët e komisionit, do jetë në dorën e SPAK nëse Berisha do fitojë lirinë disa orëshe apo jo.
Mes dëshmitarëve është edhe Lulzim Basha dhe Gazment Bardhi, njësoj si Berisha, të cilët do të pyeten si persona që kanë dijeni për rrjedhjen e të dhënave të sistemit TIMS, pasi në shumë deklarata kanë hedhur akuza për rrjedhjen e të dhënave.
Komisioni Hetimor per sistemin TIMS