Gazment Bardhi ka folur për në një deklaratë për mediat për akuzat e Bashës ku deklaronte se Rithemelimi po ushtron presion nga SPAK.
Bardhi i hodhi poshtë këto akuza duke shprehur se opozita nuk ka kujt t’i bëjë presion pasi nuk e kanë këtë pushtet.
Gjithashtu ai tha se Basha është opozitë e opozitës.
“Ata janë opozitë e opozitës. Shqipëria ka parë modele të tilla në 33 vite. Vendimi ynë është që kushdo që bën opozitën e opozitës ka vendosur të flasin me veten. Ne i kemi lënë të flasin me veten dhe do vazhdojnë të flasin me veten. Opozita nuk ka asgjë në dorë që të ushtrojë presion mbi institucionet e drejtësisë, nuk kemi pushtet e nuk kontrollojmë institucionet shtetërore, të vetmit që kanë mekanizma ndaj institucioneve të drejtësisë është pushteti, është kryeministri. Vetëm një njeri i pushtetshëm mund të ushtrojë presion mbi institucionet e drejtësisë. Këta flasin për gjëra të përgjithshme, por nuk guxojnë të përmendin emrin e Ramës dhe të Veliajt”, deklaroi Bardhi.