-sidi education-spot_img
22.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Championsi dhe Europa në alarm, ISIS vë në shënjestër 4 stadiumet

Kryesoret

Champions League është në alarm! Fondacioni Al Azam, një media e ngarkuar për shpërndarjen e mesazheve nga Shteti Islamik (ISIS), ka shpërndarë një imazh në të cilin kërcënohen stadiumet Parc des Princes, Santiago Bernabeu, Metropolitano dhe Emirates.

Media spanjolle AS, shkruan se grupi i njohur si Shteti Islamik ka lëshuar një kërcënim të hënën mbrëma, ku objektivi janë katër stadiumet që do të presin ndeshjet e para të çerekfinaleve.

Në foton e shpërndarë nga Al Azaim, shihen emrat e katër stadiumeve dhe mesazhi ‘Vritini ata’.

Një situatë alarmante që ka ngritur në këmbë të gjithë institucionet përkatëse për të garantuar sigurinë.

Autoritetet në Madrid kanë aktivizuar të gjitha “sistemet e alarmit” dhe “sistemit të reagimit” pas kërcënimit të supozuar terrorist, sipas raporteve në Spanjë.

“The Telegraph” raporton se këto masa vijnë pasi Shteti Islamik pretendohet se ka kërcënuar me një sulm terroriste në të katër vendet për çerekfinalet e Ligës së Kampionëve të kësaj jave, duke përfshirë edhe stadiumin Emirates në Londër.

Arsenali pret Bayern Munich të martën mbrëma, në të njëjtën kohë me ndeshjen e Cityt në Madrid. Të mërkurën, Paris St-Germain takohet me Barcelonën në Francë, ndërsa Atletico Madrid pret Borussia Dortmund.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit