-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Pritet publikimi në Fletore Zyrtare! Ja sa të dënuar do përfitojnë nga Amnistia Penale

Kryesoret

Ditën e sotme Presidenti Bajram Begaj ka dekretuar sot ligjin për Amnistinë Penale. Begaj firmosi dekretin ‘Për dhënie amnistie’.

Më datë 4 prill ligji u miratua në Kuvend me 110 vota pro.

Nga ky projektligj pritet të përfitojnë rreth 700 të dënuar.

Presidenti i Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, firmosi sot dekretin nr. 139, datë 09.04.2024, “për shpalljen e ligjit nr. 33/2024 “Për dhënie amnistie”’, thuhet në njoftimin e presidencës.

700 persona do të përfitojnë në mënyrë të menjëhershme dhe do të lirohen, ndërsa 1200 persona do të përfitojnë ulje dënimi.

Ministria është duke hartuar listën e personave që do të përfitojnë nga amnistia, ndërkohë që bëhet me dije se asnjë subjekt i GJKKO dhe SPAK nuk do të përfitojnë nga amnistia e miratuar në parlament dhe dekretuar tashmë nga presidenti.

Presidenti Begaj dekreton ligjin për Amnistinë Penale

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit