-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Drafti për adresat, Bylykbashi: A do të ndikojë në listat zgjedhore për 2025? Balla: JO!

Kryesoret

Ministri i Brendshëm Taulant Balla prezantoi sot në Komisionin për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut, projektligjin për unifikimin dhe standardizimin e sistemit të adresave në Shqipëri.

Ky projektligj, sipas tij do t’i japë zgjidhje përfundimtare një problematike të tejzgjatur lidhur me mungesën e unifikimit dhe të standardizimit të sistemit të adresave në Shqipëri.

Ministri u shpreh se pas miratimit të këtij projektligji në Shqipëri do të ketë një regjistër unik me adresa standarde dhe të unifikuara në Shqipëri. Balla tha ndër të tjera se do të ketë masa administrative për të gjithë ata që nuk do të deklarojnë adresat.

Deputeti demokrat Oerd Bylykbashi ka pyetur ministrin e Brendshëm Taulant Balla për specifikat e projektligjit, dhe sa do të ndikojë kjo në listat zgjedhore?

“Çfarë do të ndodhë me adresat aktuale të caktuar shtetasve mbi projektin? Një numër i madh i qytetarëve i kanë raportuar, madje kishte ndëshkime për ata që nuk e deklaronin brenda një afati të caktuar. Çdo të ndodhë me këto adresa?

Projekti i 2016 vlen më? Apo bëhet fjalë vetëm për një plotësim? Shtetasit do të dinë adresat ekzakte apo kodin unik?” “Ligji nuk ka asnjë lidhje apo ndërthurje me listat e zgjedhësve” tha Balla.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit