Avantazhi i Manchester Cityt zgjati vetëm 10 minuta në tokën spanjolle, me Realin e Madridit që realizoi një përmbysje të çmendur.
Bernardo Silva kaloi në avantazh anglezët në minutën e dytë, ndërsa Camavinga me një goditje të fortë nga jashtë zone çoi shifrat në 1-1.
Vetëm dy minuta më vonë, “ylli” brazilian, Rodrygo tundi rrjetën e “Qytetarëve”, pas një vrapimi solo, ku mori zvarrë thuajse gjithë mbrojtjen e Manchester City.