-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Nesër Fitër Bajrami, Spahiu: E lusim Zotin që lufta të marrë fund sa më parë

Kryesoret

Kreu i Komunitetit Mysliman Bujar Spahiu uron besimtarët për Fitër Bajramin që do të festojnë nesër. “Zoti i Gjithësisë qoftë i kënaqur me ne dhe na e pastë pranuar agjërimin. Fitër Bajrami është festa e përmbylljes me sukses me lejen e zotit të një rrugëtimi të përsosjes shpirtërore.

Bajrami është lumturia që ne ndjejmë me plotësimin e agjërimit të Ramazanit si dhe falenderimi ndaj zotit për mirësinë që na ka begatuar.

E lusim Zotin për rininë tonë që ta udhëzojë atë, e lusim zotin për prindërit, të moshuarit dhe çdo njeri në nevojë që t’ja largojë brengat dhe vuajtjet.

E lusim Zotin e lartësuar që luftrat që po marrin jetë civilësh dhe fëmijësh në Gaza, Ukrainë dhe kudo të marrin fund sa më parë” tha ai.

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë njofton të gjithë besimtarët se Fitër Bajrami do të falet ditën e mërkurë, 10 Prill 2024, në orën 06:55 në sheshin “Skënderbej”, Tiranë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit