Pas një periudhe aspakë pozitive, Nedim Bajrami u rikthye protagonist tek Sassuolo këtë fundjavë, madje në një moment aspak të lehtë për klubin dhe lojtarët.
Mesfushori i Kombëtares shqiptare shpërtheu me një gol dhe një asist në sfidën kundër Salernitanës.
Një betejë totale për mbijetesë midis dy klubeve, me performancën e 25-vjeçarit që vlejti 1 pikë për të tijët, pasi ndeshja u mbyll në shifrat 2-2.
Paraqitja pozitive i bën vend Bajramit edhe në formacionin e javës në Serie A, të publikuar nga Goal Italia.
Lojtari i kombëtares ndan këtë 11-tëshe me emra prestigjiozë si Viktor Osimhen, Rafael Leao apo edhe Fratezi e Mançini.
Për tju rikthyer renditjes Sassuolo dhe Bajrami mbajnë vendin e 10-të në Serie A, me vetëm 25 pikë, ndërsa në vendin e fundit gjendet pikërisht Salernitana me 15 pik.