-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

KLSH evidentoi mbi 72.3 miliardë lekë dëm ekonomik gjatë vitit 2023

Kryesoret

Kontrolli i Lartë i Shtetit ka evidentuar një dëm ekonomik prej 72.3 miliardë lekësh për shkak të keqmenaxhimit të fondeve publike dhe shkeljeve ligjore të kryera nga administrata shtetërore dhe vendore gjatë vitit 2023. Raporti i performancës, i publikuar të martën në faqen e Kuvendit, e ndan dëmin në tre zëra; mbi 5.1 miliardë lekë dëm ekonomik, 64.8 miliardë lekë efekte negative për shkak të parregullsive dhe 2.3 miliardë lekë për shkak të mangësive në kontrollin tatimor.

Nga 160 auditime të kryera në 195 subjekte, vetëm për 2 auditime nuk janë dhënë opinione mbi pasqyrat financiare.

Sipas KLSH-së, gjetjet e konstatuara në fushën financiare i referohen; parregullsive dhe mangësive në zbatimin e disiplinës buxhetore në programimin dhe realizimin e shpenzimeve publike, likuidimin e shpenzimeve përfshirë dhe ato për investime, krijimin e detyrimeve të prapambetura; përdorimit të fondeve pa efektivitet, ekonomicitet dhe eficiencë kryesisht në fushën e prokurimit publik, për shkak të mangësive në realizimin e procedurave të cilat në shumë raste rezultojnë se nuk kryhen në përputhje të plotë me kuadrin ligjor dhe nënligjor në fuqi.

Shifrat më të larta të dëmit financiar i ka zëri për “dëmshpërblime për vendime gjyqësore, detyrime të prapambetura dhe të tjera” qe shkon më shumë se 43 miliardë lekë dhe detyrimet e koncensionarëve ndaj Albpetrol dhe shoqërive të tjera publike në masën 12.3 miliardë lekë.

Po, ashtu KLSH gjatë auditimeve të kryera në institucionet e administratës fiskale (tatime dhe dogana), ka konstatuar parregullsi dhe mangësi në grumbullimin e të ardhurave tatimore dhe doganore, të cilat janë vlerësuar dhe konsideruar të ardhura të munguara në buxhetin e shtetit, në total 2.3 miliardë lekë. Për më shumë kliko KËTU

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit