Një makinë ka shpërthyer në flakë në rrugën Korçë-Ersekë, në vendin e quajtur Qafa e Qarrit.
Nga informacionet paraprake mësohet se bëhet fjalë për një ngjarje aksidentale, pasi flakët kanë filluar si pasojë e një defekti të mjetit.
Në foto dallohet se makina është përfshirë totalisht nga flakët me drejtuesin e mjetit që ka dalë pa marrë dëmtime.
Nga flakët e automjetit është djegur një sipërfaqe e pyllit buzë rrugës aq sa është dashur ndërhyrja e mjeteve zjarrfikëse për të izoluar flakët.