Kreu i KMSH-së, Bujar Spahiu uroi ditën e sotme të gjithë besimtarët muslimanë për festën e Fitër Bajramit. Ai uroi paqe dhe begati për të gjithë popullin shqiptar.
“Kjo festë qoftë një ditë e bukur dhe e mirë. Paqe dhe begati. Paqe në familjen tona, Për një Shqipëri sa më të mirë dhe të begatë. I lutem Zotit që t’i sjellë shqiptarëve begati, paqe dhe drejtësi. Ky Bajram është një festë ku ne agjëruam 30 ditë për Zotin. Sot kemi të drejtën e plotë për të festuar me të gjithë njerëzit, për ta bashkëndarë këtë festë. Gëzuar Fitër Bajramin shqiptarëve dhe popujve anë e mbanë botës. Sheshet janë të dendura, nuk ka xhami në asnjë vend të botës që t’i marrë këta njerëz.”, tha Spahiu.