Paraditen e sotme radhën për të shkuar në SPAK e kishte kryebashkiaku i Tropojës, Rexh Byberi.
Qëndroi për më shumë se një orë. Në dalje, tha për gazetarët se nuk ishte pyetur për dosjen McGonigal.
Deklaroi se ish-shefin e kundërzbulimit në FBI, McGonigalin e ka pritur si mik.
“Mcgonigal e kam pritur si mik, por s’u pyeta për atë, isha për një tjetër çështje” u përgjigj Byberi.
Tenderat? “S’i kam dhënë kujt, aty janë dokumentet” tha ai.