-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

LIVE-Kuvendi/ Bardhi: Duam raportin për Xhaçkën, debat me Ramën për kanabisin

Kryesoret

Kryetari i grupit të PD-së, Gazment Bardhi kërkoi nga Lindita Nikolla që të publikojë raportin për qëndrimin që ka shumica për mandatin e Olta Xhaçkës.

“Sot ne kemi në rend dite detyrimin që ka Kuvendi për të zbatuar një vendim të Kushtetueses. Në një praktikë jo normale parlamentare që u vendos në Këshillin e Mandateve, ne nuk jemi njohur akoma me raportin e shumicës, ndryshe nga praktika disa vjeçare e këshillit për një vendim.

Ju nuk guxuat. Latë afat deri të mërkurën, por sot nuk dimë kush është raporti dhe qëndrimi juaj dhe cfarë do të votojnë deputetët. Prandaj ndërprisni seancën, na vini në dispozicion qëndrimin, nuk mund të fshiheni gjatë, pasi do të votoni. Ju lutem zbatoni rregulloren dhe na vendosni në dispozicion raportin. Afatin e kaluat.

Detyrimin për të zbatuar vendimin e Kushtetueses e ka edhe qeveria jo vetëm shumica. Nuk mund të nisë seanca pa pasur raportin. Cështja e dytë, tek njoftimet do të duhet të kishit njoftuar Kuvendin që kemi paraqitur një kërkesë për mocion me debat lidhur me trafikimin e lëndëve narkotike nisur nga rasti i fundit i dyshimit të vëllait të kryeministrit në Xibrakë. Edhe për këtë duhet të kishit njoftuar seancën” tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit