Xhensila Myrtezja ka festuar dje ditëlindjen e saj të 31-të pranë miqve dhe fëmijëve të saj.
Këngëtarja publikoi disa foto me Ajkën dhe Amen, mirëpo ajo që ra më shumë në sy nga postimi ishte përshkrimi që kishte vendosur.
“Dy duar, dy fëmijë, një një zemër e vetme për ta më shumë s’ka vend”, shkruan Xhensila.
Nga ana e ndjekësve kjo gjë është marrë si konfirmim i ndarjes së saj me aktorin Bes Kallaku.