-sidi education-spot_img
35.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

EMRI/ Kërkohej në Itali, arrestohet në Valencia 37-vjeçari shqiptar

Kryesoret

Ka rënë në prangat e Interpolit në Valencia Vullnet Daci, 37-vjeç i cili me emrin “Ledi”.
Zbulohet se Daci është një person me precedentë të shumtë penalë në Itali dhe ishte arrestuar në vitin 2018 në kuadër të operacionit “Shefi” ku u shkatërrua një grup kriminal që transportonte drogë nga Shqipëria në Itali.

Gjithashtu Daci ka dalë sërish pjesë e një grupi të quajtur “Kulmi” në 2020 për trafik droge.
Daci ishte arrestuar për herë të fundit në korrik 2020 pasi kishte qëlluar disa herë me armë në një lokal të mbushur me njerëz në qendrën historike të Fasanos, pas një debati në rrugë me persona të tjerë.

Në vitin 2023 ai ndodhej nën masën e sigurisë “Arrest shtëpie” por më pas ai ishte larguar nga shtëpia në verën e atij viti.

Daci pas kthimit në Itali do të duhet të vuajë dënimin me 5 vjet e 11 muaj burg.

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit