Vazhdon debati në Komisionin Hetimor Parlamentar për sistemin TIMS. Kreu i Komisionit, Ervin Salianji tha se ndërhyrja në sistemin TIMS është një nga momentet më të rënda të vendit. Më tej deputeti demokrat tha se Ervin Muça personi përgjegjës për marrjen e të dhënave është rikthyer në detyrën e drejtorit të IT në polici, 10 muaj pasi ishte pezulluar.
“Ervin Muça është arrestuar i cili siç e kemi diskutuar në mbledhjet e para të këtij komisioni, është ndër dëshmitarët e parë të thirrur. E pashpjegueshme se si për 10 muaj me radhë pasi është pezulluar nga e njëjta trupë në Polici është rikthyer duke qëndruar drejtor i IT në polici dhe duke vazhduar në paligjshmëri një person me precedent penal të mëparshëm dhe në shkelje të ligjit.
LIVE-Komisioni për TIMS-in, Salianji: Ndërhyrja në sistem, ngjarje e rëndë
Në 21.12.2021 në WhatsApp janë shpërndarë masivisht listat e pagave të muajve janar dhe prill të vitit 2021 për 637 mijë qytetarë shqiptarë. Në 24 dhjetor 2021 dorëhiqet drejtori i IT te Tatimet i cili është hiç më pak se Ervin Muça. Edhe pas këtij skandali, i listëpagesave dhe te ky që po hetojmë, dorëheqja ka ardhur si pasojë e veprimeve të paligjshme të këtij personi“, u shpreh Salianji.