Koreografi Ilir Shaqiri ishte i ftuar sot në “Cherry on Top” me Bora Zemanin, pas një shkëputje të shkurtër nga ekrani.
Mes të tjerash, Ilir Shaqiri sqaroi edhe deklaratat e ndërsjella mes tij dhe Albi Nakos.
“Unë me Albin kam punuar në Itali, në një trup baleti ka qenë balerinë, unë si koreograf. E njoh shumë mirë dhe më njeh kush. Atë që i kam thënë, mes dy profesionistëve duhet të ketë respekt. Karrigia ku ulej dhe rëndësia që iu dha e detyronte të ishte pak më thumbues, pak më intrigant për atë që ishte personazhi i tij.
Unë me Albin nuk kam asnjë lloj problemi. Nuk e mbaj mend mirë çfarë vendi kishte te leva Albi, por nuk mbaj mend të ketë qenë ndonjë kërcimtar i rreshtit të parë.”