-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Pendarovski: Nëse anulohet ‘Prespa’, Shkupi del nga NATO

Kryesoret

“Nëse anulohet Marrëveshja e Prespës, ne dalim nga NATO. E thënë thjesht, ata do të na përjashtojnë nga Organizata. Nëse ajo zonja (Siljanovska Davkova) mendon se ne në mënyrë të pavarur mund të sigurojmë sigurinë tonë, për të gjithë qytetarët, për kufijtë, për shtetin, duhet ta thotë këtë më mirë.

Ky është aventurizëm i rrezikshëm. Pra, për 30 vjet, të gjitha garniturat politike jo rastësisht po përpiqeshin të na futnin në NATO për të marrë një dokument për sigurinë tonë në shekuj”.

Kështu deklaroi kandidati për kryetar i LSDM-së dhe koalicionit, Stevo Pendarovski në Gjevgjeli në përgjigje të një pyetjeje të një qytetare për deklaratat për anulimin e Marrëveshjes së Prespës.

“Anulimi i Prespës, nëse vërtet e mendon këtë, është marrëzia dhe tragjedia më e madhe politike në të njëjtën kohë, sepse do të mbetemi krejtësisht të vetëm”, theksoi Pendarovski.

Në pyetjen tjetër të një qytetari se kryetari i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski është tronditur nga fjalimi i Pendarovskit në Dellçevë, ai tha se me një klikim në internet mund të dëgjohet se çfarë ka thënë në Dellçevë.

Aty, siç tha ai, ka thënë se nuk ka nevojë të vijë në raundin e dytë sepse do të fitojë në të parin, ndërsa lideri i VMRO DPMNE-së e ka shtrembëruar dhe siç ka thënë, “nuk është aspak budalla që ta kuptojë atë”.

“Ai ka një të metë tjetër – gënjen. Unë nuk e pretendoj këtë. Katër vjet më parë, në një raport të Parlamentit Evropian, me emër dhe mbiemër u vërtetua se Hristijan Mickoski është burim i dezinformatave dhe lajmeve të rreme.

Këtë e pretendon PE në Strasburg. Ai e kupton se për çfarë bëhet fjalë, por ka nevojë të brendshme për të gënjyer”, tha Pendarovski.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit