Ka rënë në prangat e policisë së Korçës shoferi 20-vjeçar që drejtonte mjetin tip “Audi” i cili përplasi me një perosn me karrocë mbërmjen e djeshme në Maliq.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:30 në aksin rrugor “Zvezdë-Gollobërdë” i cili ndodhej pranë urës së fshatit Zvezdë, ku 20-vjeçari duke drejtuar mjetin pa leje drejtimi përplasi 61-vjeçarin dhe u largua.
Ditën e sotme policia njofton se autori është vendosur në praga.
“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Maliq bënë të mundur identifikimin dhe kapjen e drejtuesit të automjetit tip “Audi”, i cili u largua nga vendi i aksidentit, konkretisht shtetasit K. F., 20 vjeç, banues në fshatin Pojan, Maliq. Nga verifikimet e kryera rezultoi se ky shtetas duke drejtuar automjetin pa leje drejtimi, ka përplasur një karrocë me drejtues shtetasin F. D., i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve”,- thuhet në njoftimin e Policisë.