Rritja e pagave për arsimin dhe shëndetësinë do të hyjë në fuqi më 1 korrik të këtij viti. Ministri i Financave, Ervin Mete njoftoi edhe një lehtësi të tatimit mbi pagat. Kategoritë që do të përfitojnë janë të rinjtë deri në moshën 29 vjeç që janë në punë.
“Po diskutojmë dhe tani jemi në një moment të mirë ekonomik, që ta përkthejmë edhe në rishpërndarje dhe mirëqenie të shtuar për qytetarët. Do të kemi dy lehtësime të targetuara për të rinjtë dhe fëmijët, që do të thotë, nëse një i ri deri në moshën 29 vjeç do të punësohet ne do t’i lejojmë që të ketë zbritje nga detyrimi tatimor, vetëm për shkak të moshës, në mënyrë që të nxisim punësimin e tyre” tha Mete.
Gjithashtu do të përfitojnë edhe të punësuarit që kanë nën kujdestari dy fëmijë që ende nuk e kanë mbushur moshën 18 vjeç. Në javët në vijim pritet që të zbulohen më shumë detaje nga drafti që do të konkludohet.