Lulzim Basha ka sulmuar sërish Rithemelimin në një konferencë për shtyp pasi sipas tij ata në bashkëpunim me mazhorancën sulmojnë sistemin e drejtësisë.
“Njëra palë sulmon me fjalor të papranueshëm sistemin e drejtësisë, dhe SPAK në veçanti, duke insinutar në demonizimin e imazhit dhe nxirjen e punës së kësaj strukture, kur vjen fjala për hetimin e korrupsionin. Pala tjetër, PS dhe kryeministri i vendit, po bëjnë gjithçka për të pamundësuar hetimet dhe çuarjen para drejtësisë të të korruptuarve. Në veçanti kur tani një numër i madh zyrtarësh janë ose në arrest, ose në hetim për korrupsion.”, tha Basha.