Bayern Munich arrit një fitore të pastër por jo të lehtë, 2-0 përball Këln këtë të shtunë.
Vendasit tashmë të dorëzuar në luftën për titull në Bundesliga, vendosën të shtyjnë festën e Leverkusen për ditën e diele.
Këlni i rrezikuar të bjerë nga kategoria, mbajti ritmin në pjesën e parë duke tentuar dhe disa herë portën por gjithçka u vulos në të dytën.
Guerriero zhbllokoi shifrat ndërsa Muller mbylli llogaritë duke marrë kështu një fitore 2-0 si dhe duke rregulluar situatën në renditje.
Aktualisht Bayerni renditet i dyti në Bundesliga me 63 pik, vetëm 3 më shumë se vendi i tretë. Ndërsa distanca me Leverkusen reduktohet në 13 pik.
Me një fitore ditën e nesërme ‘Aspirinat’ do të shpallen Kampion të Gjermanisë.