Derbi i qytetit mes Torinos dhe Juventusit është mbyllur pa gola dhe pa fitues me dy ekipet që ndajnë pikët.
Një pjesë e parë e dobët, pa shumë raste, me ekipet që preferuan të studionin njëra-tjetrën. Në fraksionin e dytë, ekipi i drejtuar nga Ivan Juric u shfaq më kërkues para porte, duke zhvendosur bardhezinjtë në gjysmëfushën e vet.
Pavarësisht 7 minutave shtesë dhe ritmit të lartë në fund, shifrat mbetën të bardha. Të besuarit e Allegrit hedhin kështu një gjysmë-hap drejt Champions League, objektiv ky i “Zonjës së Vjetër”. Në krahun tjetër, kjo pikë rri mirë për Torinon e mesit të tabelës.