Një 63-vjeçar ka ofenduar dhe ka tentuar të godasë gjyqtaren e çështjes pasi nuk ishte dakord me vendimin e saj.
Ai ka kundështuar vendimin e magjistrates gjatë seancës në Gjykatën Administrative Lushnjë, duke e konsideruar të padrejtë dhe ka pretenduar se prona për të cilën po zhvillohej gjyqi i përkiste atij.
“Në Gjykatën Administrative Lushnjë, gjatë një seancë gjyqësore për çështje pronësie, shtetasi J. K., pas vendimit të marrë nga gjykatësja e çështjes, ka kundështuar vendimin, ka fyer gjykatësen dhe më pas ka tentuar ta godasë atë, me pretendimin se vendimi i saj ishte i padrejtë sepse prona për të cilën po zhvillohej seanca gjyqësore, i përkiste atij”, raportojnë uniformat blu.
Menjëherë pas marrjes së njoftimit kanë ndërhyrë efektivët të kanë prangosur 63-vjeçarin me iniciale J. K., banues në Sarandë.