-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kundërshtoi vendimin dhe tentoi të godasë gjykatësen, në pranga 63-vjeçari

Kryesoret

Një 63-vjeçar ka ofenduar dhe ka tentuar të godasë gjyqtaren e çështjes pasi nuk ishte dakord me vendimin e saj.

Ai ka kundështuar vendimin e magjistrates gjatë seancës në Gjykatën Administrative Lushnjë, duke e konsideruar të padrejtë dhe ka pretenduar se prona për të cilën po zhvillohej gjyqi i përkiste atij.

“Në Gjykatën Administrative Lushnjë, gjatë një seancë gjyqësore për çështje pronësie, shtetasi J. K., pas vendimit të marrë nga gjykatësja e çështjes, ka kundështuar vendimin, ka fyer gjykatësen dhe më pas ka tentuar ta godasë atë, me pretendimin se vendimi i saj ishte i padrejtë sepse prona për të cilën po zhvillohej seanca gjyqësore, i përkiste atij”, raportojnë uniformat blu.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit kanë ndërhyrë efektivët të kanë prangosur 63-vjeçarin me iniciale J. K., banues në Sarandë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit