Janë arrestuar dy personat e dyshuar të grabitjes së një biznesi në qytetin e Librazhdit, ngjarje e ndodhur ditën e djeshme (12 prill).
“Nga veprimet hetimore dyshohet se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, dje, rreth orës 10:45, kanë vjedhur 110 000 lekë, në biznesin e shtetasit A. S., 58 vjeç dhe më pas janë larguar me një automjet tip “Seat” të marrë me qira.
Nga kontrollit fizik, njërit prej të arrestuarve iu gjet dhe sekuestrua një shumë parash e dyshuar e vjedhur në biznesin e kallëzuesit.
Gjithashtu, nga veprimet hetimore dyshohet se shtetasi E. D., më datë 12.04.2024, ka vjedhur një shumë parash në dyqanin e shtetasit N. G., 59 vjeç, në fshatin Dragostunjë, Librazhd. ” thuhet në njoftimin e policisë.