-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Albana Vokshi: Skandali me mungesën e ilaçeve në treg

Kryesoret

Deputetja e PD-së, Albana Vokshi denoncon mungesën e ilaçeve në treg. Në një postim në rrjetet sociale shprehet se edhe desmopresina, ilaç që përdoret nga të sëmurët me diabet mungon në treg prej shumë muajsh.

“Në farmaci mungon. Depot farmaceutike, me frikë e nën zë thonë që mbase vjen në fund të prillit…

Cfarë zgjidhje i mbetet pacientit??!!

  • ose mbetet pa mjekim,

  • ose përfundojnë në treg të zi

Cfarë ndodh kur pacientët nuk marrin ilacet e diabetit?? Diabeti mund të prekë pothuajse çdo pjesë të trupit të njeriut. Prandaj, duhet të menaxhohet në mënyrë të rregullt e të përditshme. Mungesa e ilaceve rrezikon jetën e tyre!

Situata të tilla ushqejnë gjithnjë #kontrabandën!! E askush nuk ka mundësi të kontrollojë #cilësinë.. Por pacientët dhe familjarët e tyre, në emër të shpëtimit të jetës, bëjnë cdo përpjekje për të gjetur ilacet, me cdo kosto!!

Në fakt kjo shkon përtej #skandalit!!! Ky është #krim!!

Kjo situatë kërkon zgjidhje të menjëhershme!! Institucionet shtetërore të marrin masa urgjente për sigurimin e ilaceve!!!” shprehet ajo.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit