-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Irani: Reagim më të madh nëse Izraeli hakmerret

Kryesoret

Irani ka paralajmëruar se do të përgjigjet me më shumë forcë nëse Izraeli hakmerret mbi sulmet e kësaj fundjave, për të cilat Teherani tha se ishin një përgjigje ndaj sulmit izraelit në fillim të këtij muaji në kompleksin e ambasadës së tij në kryeqytetin e Sirisë, Damask.

“Republika Islamike e Iranit nuk do të hezitojë të ushtrojë të drejtën e saj të natyrshme për vetëmbrojtje kur kërkohet”, tha në një deklaratë ambasadori dhe Përfaqësuesi i Përhershëm i Iranit në OKB, Amir Saeid Iravani.

Shefi i shtabit të forcave të armatosura iraniane, gjeneral-major Mohammad Bagheri i tha televizionit shtetëror se nëse Izraeli hakmerret, përgjigja e Iranit do të ishte “shumë më e madhe” sesa bombardimi brenda natës.

Irani paralajmëroi gjithashtu Uashingtonin se mbështetja e hakmarrjes izraelite do të çonte në shënjestrimin e bazave amerikane.

Më herët, misioni i Iranit në OKB tha se citoi dispozitën e Kartës së OKB-së për vetëmbrojtje, sipas nenit 51 dhe tha se vendi e konsideron “këtë çështje të përfunduar” pas breshërisë së tij kundër Izraelit, ndërsa paralajmëroi gjithashtu izraelitët që të mos bëjnë “një gabim tjetër”.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit