-sidi education-spot_img
4.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

‘200 mln euro tendera’/ PD: Balluku favorizon oligarkët, përjashton të huajt

Kryesoret

Në një deklaratë nga selia blu, sekretari për çështjet ligjore në PD Indrit Sefa, deklaroi se Autoriteti Rrugor Shqiptar ka shpallur 13 tendera me vlerë 200 milionë euro për ndërtim ose rehabilitimin e rrugëve.

Ai u shpreh se ministrja Belinda Balluku dhe personat me të cilët ajo bashkëpunon në ARRSH, me qëllim që të shmang futjen në garë të kompanive të huaja, për të favorizuar ata 5 oligarkët e përhershëm që marrin këto tendera, ka vendosur në kriteret e tenderimit kushte dhe afate që asnjë kompani e huaj nuk ka mundësi t’i plotësojë.

“Siç jeni njohur nga mediat, Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH) ka shpallur të paktën 13 procedura tenderimi për ndërtim, zgjerim ose rehabilitim rrugësh, në një vlerë totale afërsisht 200 milionë euro.

Por, Balluku me zgjatimet e saj në ARRSH me qëllim që të shmang futjen në garë të kompanive të huaja, për të favorizuar ata 5 oligarkët e përhershëm që marrin këto tendera ka vendosur në kriteret e tenderimit kushte dhe afate që asnjë kompani e huaj nuk ka mundësi t’i plotësojë.

Nga ana tjeter, çdo shoqëri e huaj që kërkon të bëjë ekuivalentimin e liçensave profesionale do të duhet t’i drejtohet portalit E-Albania për të bërë këtë proçedurë e cila kërkon minimalisht 40 ditë për të marrë përgjigje nga Ministria e Infrastrukturës e drejtuar nga Belinda Balluku.

Qëllimi është fare i qartë, Balluku dhe zgjatimet e saj në ARRSH duan t’i japin të njëjtëve oligarkë tenderat që kanë vlerë mbi 200 milionë euro duke përjashtuar në mënyrë antiligjore kompani të tjera shqiptare apo të huaja që në bashkëpunim mes tyre të jenë pjesë e këtyre tenderimeve” u shpreh ai gjatë fjalës së tij.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit